Çka duhet të dini për fikun

Fiku është një nga frutat me më shumë sheqer dhe sasia e konsumit të tij duhet të jetë e kufizuar. Pikërisht kaloritë, janë arsyeja pse duhet të hamë sa më pak, me gjithë tundimin që na shkaktojnë, sidomos pasditeve kur sapo i kemi nxjerrë nga frigoriferi, transmeton Lajmi.net.

Megjithatë, kanë vitamine dhe veti laksative e antiinflamatore…Me proshutë krudo apo djathëra të kripur, fiqtë, qofshin gliko, qofshin të freskët, janë shumë të shijshëm. Në përbërje të tij, përveç ujit, fiku përmban shumë sheqer; nuk mungojnë as fibrat dhe mineralet (mes të cilave potasiumi që rregullon presionin e gjakut, fosforin, hekur, sodium etj).

Fiku është i pasur në vitaminë B (B1, B2, B3 dhe B6), C dhe A. Rregullimi i sistemit tretës është një karakteristikë e tij. Shikimi, lëkura dhe kockat përfitojnë gjithashtu prej konsumit të fikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button