Heshtje në Serbi pas demaskimit të mashtrimit se Liberia ka tërhequr njohjen për Kosovën
Kjo komunikatë pason deklaratat e krerëve të shtetit serb, Vuçiq dhe Daçiq, të cilët dje kanë pritur në takim shefin e diplomacisë së Liberisë, dhe të cilën me krenari thanë se ky shtet e ka tërhequr njohjen, transmeton Lajmi.net.
Kjo bëri jehonë të madhe në mediat serbe dje, megjithatë sot, heshtje e plot si nga politika serbe ashtu edhe nga mediat, shkruan lajmi.net.
Shumica e mediave serbe nuk kanë raportuar për rikonfirmimin e njohjes nga Liberia, duke treguar edhe një herë se janë totalisht nën kontrollin e Vuçiqit.
Madje as ministria e Jashtme e Serbisë që drejtohet nga Daçiqi nuk e tha asnjë fjalë, gjë që tregon se për të tretën herë radhazi ata mashtruan duke trumbetuar rrejshëm tërheqjen e njohjes për Kosovën nga Gana, Guiena Bisau dhe Liberia.
Mashtrimeve të Vuçiqit dhe Daçiqit në Kosovë, një pjesë e politikës dhe shoqërisë civile, vazhdon t’ju besoj, madje disa tentojnë që marrin edhe vota në kurriz të çështjeve nacionale.