Rita Ora: Fansat më kanë ndihmuar në karrierë

Rita Ora ka pohuar se sekreti i suksesit të “Fifty Shades Of Grey” është meritë e të gjithë fansave.

“Sekreti është tej fansat”, thotë Rita në një video pas publikimit të një traileri të “Fifty Shades Freed”, transmeton Telegrafi.

“Unë mendoj se kam krijuar një bazë të natyrshme të fansave deri në pikën ku suksesin e kam arritur në saje të tyre. Është vërtet fantastike të shohësh bashkëveprimin midis tifozëve dhe vetë filmit. Tifozët dhe libri kanë një marrëdhënie fantastike”, ka pohuar bukuroshja jonë.

Theksojmë se 27-vjeçarja ka luajtur motrën e Christian Greyt, Mia, në adaptimin e filmit të romanit më të shitur “Fifty Shades Of Grey”, i cili për një kohë ishte më i shituri.

Këngëtarja fillimisht iu afrua prodhimit duke shpresuar që të kontribuonte në fonogramin e filmit, por u regjisori i parë i filmit, Sam Taylor-Johnson, i ofroi një rol filmik që e shfrytëzoj për mrekulli prishtinasja.

Ajo përfundoi duke kontribuar me një këngë në “Fifty Shades Freed” “For You”, të cilën e solli në bashkëpunim me Liam Payne.

Ndryshe, Rita është duke mbajtur disa koncerte në shtetet evropiane si dhe po punon në këngën e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button