Përkujtohet Anne Frank, ditari i së cilës tronditi botën

Vajza, ditari i së cilës preku të gjitha zemrat e botës dhe u bë shkrimi më i njohur në formë ditari i të gjitha kohërave, Anne Frank, nëse për ndonjë rastësi do të kishte fatin t’i mbijetojë krimet dhe brutalitetet naziste, sot do të mbushte 83 vjeç.

Angelie Anne Frank, lindi më 12 qershor  të vitit 1929 në Frankfurt dhe në ditarët e saj intim shkruante për dëshmitë e saj dhe rrëfimet për Luftën e Dytë Botërore dhe për krimet e bëra në atë kohë.  

Në këtë ditar, të cilin ajo e quan Kiti janë të përmbledhura të gjitha shkrimet e saj gjatë periudhës prej 12 qershor të vitit 1942, kur për ditëlindje fiton fletoren e saj të parë dhe deri më 1 gusht të vitit 1944, tre ditë pas bartjes së saj dhe familjes së saj në kampin e përqëndrimit nga ana e nazistëve, mes të cilave edhe shkrime rrëqethëse për trajtimet e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Për talentin e Anne Frank, Buddy Elias-it (kushëririt të saj) në fillim nuk i besohej. Deri në vitin 1933 familja Elias vizitonte shpesh familjen Frank, në Bazel. I ati i Buddy Elias kishte shkuar në Zvicër vite përpara se nazistët të merrnin pushtetin. Otto Frank, babai i Annes emigroi në Amsterdam, ku Anne e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj të shkurtër, dhe ku vdiq në moshën 16  vjeçe. Ndërsa sot, në 83 vjetorin e lindjes së saj, kushëriri i saj kujton vdekjen e Anne Frank. 

Para 60 viteve, një historian holandez shkroi se ditari i Anne Frank “në dukje është i parëndësishëm , por tregon më shumë për tmerrin e fashizmit se të gjitha dosjet e proceseve të Nyrnbergut së bashku”.

Ditari i Anne Frank  është përkthyer në 70 gjuhë dhe është shitur rreth 30 milionë herë. Anne Frank, që të premten (12.06) do të kish mbushur 80 vjeç, mori një ditar si dhuratë për ditëlindje, kur mbushi 13 vjeç./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button