Ndiheni të lodhur edhe pasi flini gjumë mjaftueshëm? Sipas shkencës, këto janë arsyet pse

Keni fjetur shtatë deri në nëntë orë dhe duhet të ndiheni të relaksuar plotësisht. Sigurisht që mund të ndjeni pak përgjumje që mund të kalojë me një dush të nxehtë, apo me një filxhan kafe, por përtej kësaj ju ndiheni të lodhur. Ndjeni nevojë të madhe për të fjetur sërish. Por pse vjen kjo gjë? Shkenca ka nxjerrë këto përfundime:

  1. Gjumi që bëni, është jocilësor.

Në një studim të kohëve të fundit, është nxjerrë në pah se rreth 40% e amerikanëve vuajnë nga çrregullimet e gjumit. Mendohet se kudo në botë të ketë shtim të rasteve me çrregullime të tilla, duke përfshirë këtu edhe vendin tonë. Bëjeni zakon të shkoni në krevat dhe të zgjoheni në të njëjtat orare përditë, duke e kthyer kohën e gjumit në një rutinë. Mos abuzoni me kohëzgjatjen e ciklit gjumë-zgjim, pasi mund të prekeni më lehtë prej çrregullimeve të gjumit më vonë.

  1. Konsumoni ushqime jo të shëndetshme.

Edhe pse mund të ushqeheni mjaftueshëm, kjo nuk do të thotë se po ushqeheni shëndetshëm, apo se po merrni sasinë e duhur të përbërësve të nevojshëm ushqimorë. Deficiencat në elementët e nevojshëm për organizmit shpesh çojnë edhe në probleme me gjumin dhe me shtime të ndjesisë së lodhjes. Sigurohu që po ushqehesh me ushqime të shëndetshme dhe po ndjek një dietë të balancuar e të pasur me kalcium, magnez dhe zink, minerale të rëndësishme për funksionimin e trurit.

  1. Jeni në gjendje stresi të vazhdueshëm.

Ndërkohë që teknologjia na ka mundësuar gjithë informacionet e nevojshme për të na lehtësuar punën, duket se niveli i lartë i teknologjisë ka shtuar edhe nivelin e stresit tek individët. Sot burimi kryesor i stresit kronik është puna, duke përhapur një formë stresi kronik epidemik në shumicën e vendeve. Mënyra më e mirë për ta menaxhuar këtë formë të stresit kronik, pra me burim kryesor punën, është organizimi i një plani lidhur me shpenzimin e kohës së ditës tënde. Kjo gjë do të të lejojë ta organizosh kohën më mirë dhe do t’i reduktojë nivelet e tua të stresit.

  1. Bëni një jetë pa risi.

Ndjekja e së njëjtës rutine çdo ditë sjell stres dhe e dëmton cilësinë e gjumit tuaj. Gjatë stresit, çlirohet një sasi e lartë kortizoli për të përballuar përgjigjen “lufto” ose “ik” të organizmit. Në kushtet kur nuk kemi mundësi ta ndryshojmë rutinën tonë, mënyra më e mirë për të përballuar këtë hap, është marrja e masave për reduktimin natyral të niveleve të kortizolit. Një gjë e tillë mund të realizohet me anë të aktivitetit fizik, i cili çliron endorfinë dhe neutralizon nivelet e kortizolit.

  1. Jeni të dehidratuar.

Duhet vetëm një rënie prej 2% e nivelit të hidratimit për të dëmtuar përqendrimin dhe kujtesën. Uji i siguron trurit energjinë elektrike të nevojshme për funksionimin e tij, duke përfshirë këtu edhe kujtimet dhe proceset e kujtesës. Uji është i nevojshëm edhe për prodhimin e neurotransmetuesve dhe hormoneve në sistemin nervor qendror. Mënyra e zgjidhjes së këtij hapi është shumë e thjeshtë. Mbaj një shishe ujë me vete sa herë del nga shtëpia, sidomos nëse temperaturat jashtë shtëpisë janë të rritura. / bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button