Qofte krokante patëllxhanë

Nga Rolina Naço, dietologe

Përbërësit:
80 gr rrush të thatë
2 patëllxhanë të mëdha
50 gr pisha
150 gr djathë të grirë
Lëkura e një limoni
1 lugë e vogël cumin
200 gr bukë të thërrmuar
3 vezë
Kripë, piper,vaj ulliri dhe pak miell.

Përgatitja
Rrushin e thatë e lëmë për 10 minuta në ujë të ngrohtë, e kullojmë dhe e lëmë mënjanë.
Presim patëllxhanët në copa, i ziejmë në një tenxhere me ujë dhe kripë, i kullojmë nga uji dhe i lëmë dhe ato menjanë. Me duar mundohemi që të heqim nga patëlxhanet ujin, i presim në copa shumë të vogla. I shtojmë pishat,djathin, lëkurën e limonit, cumin, bukën e thërrmuar, 2 vezë, rrushin dhe kripën me piperin. I përziejmë të gjithë përbërësit shumë mirë. Krijojmë topka të vogla 40 gr dhe i vendosim në një tepsi. I vendosim në frigorifer për 30 minuta, shkruan shendeti.al.
Pasi i nxjerrim vendosim në 3 pjata të ndryshme,vezë, në një miell dhe në një bukë të thërrmuar.
Kalojmë çdo topkë nga mielli, të veza dhe në fund të buka e thërrmuar.
Në një tigan të thellë vendosim vaj, dhe i skuqim për 2-minuta. Pasi i skuqim i vendosin në një pjatë me letër kuzhinë që të hiqet sa më shumë vaji.
Mund ta shoqerojme me pak kos, ku i kemi hedhur sipër pak cumin dhe majdanoz.
Ju bëftë mirë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button