Putin, Moon: Do të punojmë për denuklearizimin e Gadishullit Korean

Udhëheqësit e Rusisë dhe të Koresë së Jugut thanë se do t’i mbështesin përpjekjet për “denuklearizimin e plotë” të Gadishullit Korean, ndërsa theksuan se dialogu midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut do të ndihmojë në qetësimin e tensioneve, transmeton REL.

Vladimir Putini i Rusisë dhe Moon Jae-in i Koresë së Jugut u takuan të premten në Moskë.

Ata thanë se janë pajtuar që të vazhdojnë përpjekjet për të siguruar paqe dhe qëndrueshmëri të përhershme në Gadishullin Korean dhe në Azinë Verilindore.

“Kur diskutojmë agjendën ndërkombëtare, ne përqendrohemi në situatën përreth Gadishullit Korean. U pajtuam se situata në këtë rajon ka nisur të përmirësohet gradualisht”, tha Putin.

Takimi Putin-Moon u zhvillua disa ditë pas samitit historik të 12 qershorit midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe udhëheqësit verikorean, Kim Jong-un.

Trump dhe Kim nënshkruan një deklaratë, duke u zotuar se do të ndërtojnë një marrëdhënie të re.

Kim po ashtu premtoi se do të punojë drejt “denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP