Gent Begolli i AAK-së kryeshef i ri i Telekomit të Kosovës

Gent Begolli i AAK-së është zyrtarizuar si kryeshef i ri i Telekomit në krizë.

Bordi i Telekomit të Kosovës ka zgjedhur sot për kryeshef ekzekutiv të Telekomit të Kosovës. Ai në këtë pozitë pritet ta fillojë punën më 29 qershor, pas kalimit të afatit të ankesave, transmeton Koha.net.

Gent Begolli vjen nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK. Ai ishte drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës në mandatin e kaluar të Shpend Ahmetit.

Telekomi i Kosovës, dikur kompania më profitabile në vend, aktualisht po përballet me krizë financiare dhe është afër falimentimit. Për të dalë nga kjo gjendje, Qeveria e Kosovës, përveç tjerash, ka paraparë uljen e pagave për punëtorët e kësaj kompanie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP