Nëse ju mungon ky element në gardërobë, vera nuk ka nisur akoma

Çfarë i nevojitet një gruaje më shumë në gardërobë këtë sezon? Ne e themi me zë të lartë: Një fund- fizarmonikë! Kohët e fundit të ashtuquajturat “palat e korentit” janë kthyer në një trend të fuqishëm falë prekjes “vintage” që ato kanë dhe elegancës së pakohë që shprehin kurdoherë që i vesh… Ky fund është thjesht POSH dhe fashionistat na e kanë treguar këtë gjë me kombinimet e tyre, shkruan revistaclass.

Nëse jeni të fiksuara pas modës duhet ta dini që fundi fizarmonikë është bërë një trend falë Issey Miyake, stilist japonez i cili në vitet ’80 filloi të punonte me këtë teknikë. Edhe sot, palat e korentit vazhdojnë të  jenë një pjesëz ikonike e kësaj marke.

Çështja bëhet më e rëndësishme kur bëhet pyetja: Si t’i veshim fundet me pala në verën e këtij viti?

Palat janë të përshtatshme për veshjet dhe kombinimet e përditshme. Mendoni se mund të ngjajë bukur një fund i tillë i kombinuar me atlete apo me një kanatjere më sportive? Ne ju themi “po” dhe ky do jetë look-u juaj i preferuar!

Ky lloj fundi duket gjithashtu bukur nëse vjen i kombinuar me sandale të sheshta dhe me një çantë kashte! Mbani në mendje një këshillë: Zgjidhni hijet e pastelit per veshjet e paradites dhe shkoni me ato metalike dhe me printe për në mbrëmje…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button