Ferrari 35-milion dollarësh

Ferrari 250 GTO i vitit 1962 ishte në pronësi të biznesmenit britanik Eric Heerema. Ai tani ka kaluar në pronësi të një biznesmeni amerikan i cili e ka blerë atë për 35 milion dollarë.

Ky është njëFerrari klasik, i prodhuar enkas për Stirling Moss.

Në total javët e fundit janë shitur në ankande 8 makina klasike Ferrari, që kapin vlerën 150 milion dollarë.

Prezantuesi anglez, Chris Evans shiti makinën e tij Ferrari për 27 milion dollarë përpara pak ditësh, duke fituar plot 10 milion dollarë në dy vjet.

Një shitës tha se çmimet po kapin qiellin dhe të kesh në pronësi një Ferrari të tillë të bën milioner në vend./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button