Sulmet me gogla dushku

Premtim Iseni

Premtim Iseni

Tani më kurë edhe vetë Bashkimi Evropian është rrugës së rinovimit të mandateve dhe në përgatitje e sipër për sa i përket organizimit të brendshëm të Unionit duke përfshirë këtu edhe përgatitjen e strategjisë së re për ballafaqim më me unitet me sfidat e reja (siç ishte kriza e refugjatëve nga Lindja e mesme ku shtetet nuk patën qëndrim të unifikuar), rivendosjen në krye të agjendës së tyre shtetet e Ballkanit Perëndimor, gjë që nënkupton edhe procesi i zgjerimit të Unionit edhe më këto shtete dhe shumë sfida të tjera të shumta në numër por që neve do ndalemi tek vendet tona. Pra Ballkani Perëndimor është i  listuar në agjendën e Unionit si punë me prioritet për faktin se këto shtete jo rrallë herë kanë ditur të prodhojnë edhe konflikte.

Vendosja e shteteve të Ballkanit Perëndimor në krye të agjendës dhe të strategjisë së re të Unionit në periudhën kohore nga 2017 deri 2025,tani më vetëm se i ka dhënë rezultatet e para pozitive në këto vende. Këto rezultate të para filluan në Shqipëri, ku procesi i Vettingut po i jep frymë të re dhe kuptim funksionimit të shtetit të së drejtës.

Në Mal të Zi u parandalua tentim vrasja e krerëve më të lartë të shtetit dhe shteti u bë anëtare e plotë e NATO-së dhe po vazhdon të lëvizë në binarë për në BE.

Këtu nuk bënë përjashtim as shteti i Kosovës dhe ai i Serbisë, ku nën mbikëqyrjen e udhëheqësve më të lartë të Unionit po zhvillohen bisedime, bisedime që për epilog do të duhet të kenë njohjen e realitetit të ri në Ballkan nga ana e shtetit serb.

Në momentet kur dukeshte se është vrarë shpresa për ndryshim të kursit politik në Maqedoni nga ai lindor drejt atij perëndimor ndodhi ajo që  shumë priteshe por pak besohej. Për të ndryshuar devizën politike të vendit u deshën me vite punë dhe përpjekje maksimale e të gjithë qytetarëve së bashku me aleaten e natyrshëm ndërkombëtar të vendit. Këtu rol të veçantë me durimin dhe maturin e tyre kanë luajtur posaçërisht qytetarët shqiptarë. Derisa sa shqiptarët paguan çmimin më të rënd për ndryshim të sistemit në vend, fatkeqësisht disa nga partitë politike shqiptare nuk e dinin pse ishin në skenën politike? Nga të merrnin anën? Çfarë oferta paraqitnin para shqiptarëve? Nuk e dinin çka të quanin fitore? Me kë ta mbanin inat sa herë që ndryshonin qëndrimet e tyre politike? Etj…

Kur vendi po hynte në fazën e ndryshimeve serioze dhe kur duheshe që opozitës së atëhershme shqiptare ti printe një lidership liberal duke u ngritur mbi mentalitetin e të parit të katundit filluan sulmet dëshpëruese. Kur lidershipi liberal (i shkolluar në vendet më zhvilluara të globit, fitues i Fullbright bursave) i njërës parti opozitare të asaj kohe filloi të flet për rëndësinë e procesit të filluar në vend dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor, duke bërë thirrje për unitet, maturi dhe vizion që në këtë proces kaq të rëndësishëm edhe politika shqiptare të jetë partnere progresive dhe jo partner destruktiv , pikërisht po ky lidership liberal filloi të sulmohet dhe etiketohet me emërtime shumë të ndryshme, emërtime jo nga partitë politike të asaj kohe por nga Lëvizjet eksperimentale që akoma nuk e kishin ndarë mendjen nga të shkonin.

Duke mos qenë të vetëdijshëm se pse ishin paraqitur në skenën politike ata filluan qysh në startin e tyre me destruktivitet, kur flitej për bashkim opozitar për hire të proceseve Ata blinin dhe tregtonin individ nga partit politike, kur procesi mori kahe ata bënin planë ta ndarjes së mandateve me përqindje, kur erdhi shansi historik që shqiptarët të jenë vendim marrës ata filluan të proklamojnë idenë e shkrirjes së partive politike te njëra-tjetra, etj.

U ekzaltuan me imagjinatën e tyre dhe filluan të humbin sensin e marrjes-anën e duhur politike, herë lidhnin flamujt kombëtar me flamujt e tjerë, pastaj proklamoheshin për Ridefinim të shtetit, kënduan himnin kombëtar (me gabime të tekst) dhe në fund i’a mbathën. Fudullëku politik fatkeqësisht vazhdoi edhe më tutje nga akuza për kameleon në partner koalicioni, me njërën këmbë andej me tjetrën këmbët diku tjetër.

Dhe për çudinë e tyre sa herë që ndërronin qëndrimet e tyre politike inat merrnin me personin e tret i cili as që merrej më kapricot e tyre. Është tragjiko-komik fakti që të gjitha sulmet ndaj personin të tretë, sulme për të kamufluar ndryshimet e qëndrimeve të tyre politike ishin dhe mbeten sulme me gogla dushku që për hirë të së vërtetës nuk i ngjajnë një personi të rritur e aq më pak zënë vend në kulturën dhe burrërinë shqiptare.

Pas të gjitha këtyre kapricove politike në terrenin shqiptarë është koha përfundimtare që edhe në kampin politik shqiptarë ti japim hapësirë partisë politike me lidership liberal dhe të jemi edhe ne si gjithë popujt evropian, ku do të garojmë me vlera e jo me antivlera. Do të prezantojmë identitetin dhe kulturën tonë dhe jo identitete dhe kultura sezonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP