Talibanët vazhdojnë sulmet vdekjeprurëse në Afganistan

Tetëmbëdhjetë forca afgane të sigurisë dhe dy civilë u vranë nga sulmet në postblloqet në provincat Badgis dhe Kandahar, transmeton REL. 

Sulmet u kryen nga militantët talibanë, thanë zyrtarët afganë.

Së paku 14 ushtarë dhe dy civilë u vranë në provincën Badgis, konfirmuan anëtarë të këshillit provincial për mediat lokale.

Në Kandahar, katër policë u vranë gjatë përpjekjeve të tyre për të liruar 32 punëtorë ndërtimi, që mbaheshin peng nga talibanët.

Talibanët i kanë shtuar sulmet ndaj forcave afgane të sigurisë dhe zyrtarëve qeveritarë anembanë vendit prejse kanë shpallur ofensivën pranverore në muajin prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP