Dashnorja e dhëndrit shfaqet në dasmën e tij e veshur si nuse (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një dasmë në Benoni të Afrikës së Jugut. Ndërsa të gjithë prisnin që të kryhej ceremonia, një tjetër nuse ka hyrë në sallë e revoltuar, ndërsa shoqëruesi i dhëndrit po përpiqej të qetësonte situatën dhe ta nxirrte jashtë. Me sa duket, vajza e veshur si nuse është dashnorja e dhëndrit.

 Kjo ngjarje është filmuar nga të pranishmit në dasmë dhe po bën xhiron e rrjetit. Në video shihet qartë në altar dhëndri dhe nusja të shqetësuar dhe të ftuarit që po përpiqen të kuptojnë çfarë po ndodh. Në sallë dëgjohen brohorima kundër, por edhe pro nuses, e cila e ka ndarë mendjen për të prishur dasmën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP