Qeveria gjermane rekomandoi BE-ja të fillojë negociata me Maqedoninë

Qeveria gjermane rekomandoi hapje të negociatave me Maqedoninë për anëtarësim në BE. Në letrën dërguar deri te Bundestagu, Qeveria gjermane vlerëson se bilanci reformuese i Qeverisë së Maqedonisë fletë në favor të fillimit të negociatave për anëtarësim në BE në Samitin e ardhshëm të Unionit javën e ardhshme, njofton MIA.

“Miratimi (caktimi i datës për fillim të negociatave) do të jetë sinjal i vërtetë pozitiv për Qeverinë e Maqedonisë, e cila në mënyrë të fokusuar e ndjek zhvillimin reformues kundrejt presionit politik prej brenda dhe jashtë. Megjithatë, kushtëzimi duhet të mbahet”, theksohet në letrën që e transmeton Dojçe vele në gjuhën maqedonase.

Në pjesën e kushteve të cilat Maqedonia duhet t’i përmbush para se t’i hap negociatat theksohen: hapa qartë të dukshëm për kthimin e pavarësisë të gjyqësisë, përpjekje të mëtejem për reforma në administratën publike, për shembull në pjesën e politikës kuadrovike, si dhe dhënie prioritet luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qeveria gjermane në rekomandimet bën edhe dallim të qartë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Për Tiranën rekomandohet kushtëzim i negociatave madje pasi të zbatojnë një sërë reformash.

Mbështetje për Maqedoninë sot arriti edhe nga rupi më i madh i deputetëve në parlamentin gjerman CDU/CSU e kancelares Angela Merkel si dhe nga partneri i tyre i koalicionit – Socialdemokratët (SPD).

Merkel: Gjermania fuqishëm do të mbështesë marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg: Maqedonia do të ftohet në NATO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP