BE-ja i përgjigjet me tarifa doganore SHBA-së

Bashkimi Evropian (BE) ka filluar zbatimin e tarfiave doganore prej 25 për qind për produktet simbolike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç janë motoçikletat, xhinset dhe uiski, raporton Anadolu Agency (AA).

Tarifat e BE-së vijnë si kundërpërgjigje ndaj tarifave shtesë të SHBA-së për çelikun dhe aluminin e importuar.

BE-ja nga sot do të zbatojë 25 për qind taksa ndaj qindra produkteve amerikane, siç janë misri, barbunja, orizi, xhinset, këpucët, puroja, cigarja, ventilatorët, motoçikletat, jahtet, varkat, çeliku, lëngu i portokallit, uiski, shkallët dhe të tjera.

Në kuadër të masave, ndaj produkteve në fjalë nga SHBA do të zbatohen 2,8 miliardë euro tarifa doganore shtesë. BE-ja ka bërë të ditur se në të ardhmen do të inicojë edhe masa ekulibruese shtesë prej 3,6 miliardë eurosh.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 9 mars bëri të ditur se çeliku dhe alumini i importuar do të jenë subjekt i një tarife doganore me 25 për qind dhe 10 për qind. SHBA zbatoi përjashtim të përkohshëm për BE-në deri më 1 qershor.

BE-ja i bëri thirrje SHBA-së të përjashtohen nga detyrimet doganore, por në negociata nuk u arrit konsensus.

Si kundërpërgjigje ndaj tarifave të SHBA-së ndaj çelikut dhe aluminit të importuar, BE-ja shpalosi një listë prej dhjetë faqesh me qindra produkte amerikane ndaj të cilave do të zbatohen tarifa doganore shtesë prej 25 për qind. Me listën në fjalë BE-ja u përpoq të bindë SHBA-në të heqë dorë nga vendimi i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP