Gjumi i paktë rrit rrezikun për infarkt

Më pak se gjashtë orë gjumë e rrit tejmase rrezikun për infarkt në zemër edhe nëse ju jeni në formë dhe i shëndetshëm. 

Nëse ju arsyetoheni tek vetvetja për të qëndruar më gjatë i shtrirë në krevat, atëherë kjo duhet të jetë shenja.

Të gjithë ata të cilët vazhdimisht bëjnë më pak gjumë se sa gjashtë orë gjatë natës janë në rrezik më të madh për të pësuar infarkt në zemër, ka sugjeruar një studim i ri.

Hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit e moshës së mesme të cilët nuk kanë bërë gjumë aq sa rekomandohet kanë gjasa më të mëdha që të pësojnë simptoma të infarktit se sa ata të cilët kanë bërë të paktën nëntë orë gjumë në ditë – edhe nëse ata kanë qenë të shëndetshëm dhe pa kurrfarë incidenti të mëparshëm në familje me infarkte në zemër.

Më shumë se 5 000 pjesëmarrës, të cilët ishin mes moshës 45 vjeç dhe moshës së pensionimit, ishin monitoruar për tri vite si pjesë e një studimi amerikan.

Ata të cilët kishin fjetur për më pak se gjashtë orë ishin më të ekspozuar ndaj simptomave si mpirje ose dobësim në njërën pjesë të trupit të tyre, trillim, humbje të pamjes ose një pamundësi të papritur për tu shprehur me gojë ose me shkrim.

Shkencëtarët në Universitetin e Alabamës thanë se ndikimi i mungesës së gjumit është një problem shumë i madh, edhe pasi u mor në konsideratë mosha, pesha dhe rreziqet e tjera të njohura si presioni i lartë i gjakut.

Pjesëmarrësit ishin ndarë në pesë grupe, sipas asaj se sa orë gjumë kanë bërë ata gjatë një nate. Atyre i është kërkuar që të raportojnë simptomat e tyre çdo gjashtë muaj.

Bashkë-autorja e studimit Virginia Howard, një profesoreshë e epidemiologjisë, tha: “Shumë njerëz mund të kenë këto simptoma dhe të mos i njohin ato si nxitëse të infarktit në zemër, dhe ndoshta as të mos i përmendin ato tek mjeku fare./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button