Pritet që Greqia ta dërgojë letrën në BE dhe NATO për njoftim të marrëveshjes së arritur

Ende nuk ka informata se a e ka dërguar Greqia letrën në BE dhe NATO me të cilën do t’i njoftojë se janë hequr pengesat për integrimin e mëtutjeshëm të vendit fqinj në Bashkimin Evropian, pasi që të mërkurën Ministria e Maqedonisë së Punëve të Jashtme ka dërguar letër në Ministrinë e Greqisë se marrëveshja për kontestin e emrit është ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas marrëveshjes, Greqia ka për detyrim që, pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë, ta njoftojë kryetarin e Këshillit Evopian, Donald Tusk, se jep mbështetje për fillim të anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe ta njoftojë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se e përkrah ftesën për anëtarësim në NATO. Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE do të mblidhen me 25 dhe 26 qershor, ndërsa Samiti është me 28 qershor, ndërsa samiti i NATO-s është caktuar për 11 dh 12 korrik.

Sipas marrëveshjes, emri zyrtar i shtetit do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut ose Maqedonia e Veriut (shkurt). Me marrëveshjen është pranuar gjuha maqedonase, si pjesë e grupit të gjuhëve sllave. Për shtetësinë është parashikuar: qytetar/maqedonas i Republikës së Maqedonisë së Veriut –në të gjitha dokumentet e udhëtimit. Fjalën përfundimtare të marrëveshjes e kanë qytetarët maqedonas në referendumin e paralajmëruar në vjeshtë.

Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumë vjeçar e nënshkruan ministrat e Punëve të Jashtme të të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias të dielën në Prespë.

Në ndërkohë në Bruksel vazhdojnë diskutimet mes vendeve anëtare të BE-së për përcaktimin e datës për fillim të bisedimeve të Maqedonisë në Këshillin e BE-së, ku në këtë Franca ende vazhdon të kundërshtojë që të ndodhë në qershor edhe përkundër marrëveshjes së arritur me Greqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button