Fatime Fetai kërkon paraburgim për Nikolla Gruevskin

Prokurorja speciale Fatime Fetai kërkon paraburgim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për shkak se vazhdimisht vonohet në seancat gjyqësore, transmeton Portalb.mk.

Gruevski, i cili është i dyshuar i parë i rastit “Dhuna në Komunën Qendër” në seancën e sotme vonoi 15 minuta dhe për këtë shkak prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi paraburgim për të, ose, siç tha, i akuzuari të dërgohet në gjykatë me policë.

“Sipas nenit 380 paragrafi 3 të ligjit për procedurë penale, duhet të arrestohet, kjo nuk është në rregull”, tha Fetai.

Në seancën e sotme të rastit “Dhuna në Komunën Qendër”  po dëshmojnë dy këshilltarë të LSDM-së.

Në  seancën e kaluar për lëndën “Dhuna në Qendër”, në të cilën të akuzuar janë ish-kryeminsitri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova dhe nëntë persona të tjerë, u dëgjuan tre ish-këshilltarë të komunës Qendër.

Tre dëshmitarët, të cilët atëherë ishin këshilltarë në komunën Qendër nga radhët e LSDM-së, dëshmuan se më 10 qershor të vitit 2013 ka pasur sulm të organizuar në komunë nga turma e manipuluar dhe e organizuar e qytetarëve të cilët kanë sharë dhe kanë thënë fjalë të pahijshme.

Dëshmitarët cekën se mes pikave të rendit të ditës në mbledhjen e pestë të Këshillit të Komunës Qendër nuk ka pasur pikë për rrënimin e kishës “Shën Konstantini dhe Elena”.

Në seancat e kalaura për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, ndërkaq, po zhvillohet procedurë e ndarë.

Dy dëshmitarë e njohën Rangellovën në seancën e sotme të rastit “Duna në Komunën Qendër”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP