Greqia dhe Shqipëria para marrëveshjes për kufirin detar, por jo edhe për çështjen e çamëve

Shefat i diplomacive të Shqipërisë dhe Greqisë, Dimitar Bushati dhe Nikos Koxias janë para harmonizimit të marrëveshjes përfundimtare mes Greqisë dhe Shqipërisë, ky është raportimi i mediave greke ditën e sotme.

Sipas mediave greke ministrat e jashtëm të dy vendeve, Ditmir Bushati dhe Nikos Koxias kanë mbyllur marrëveshjen për detin.

Ndërsa thuhet se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri grek Aleksis Cipras pritet të takohen më 28 dhe 29 qershor.

Nëse gjithçka shkon sipas planit  pakti do të nënshkruhet në samitin e BE më 28 dhe 29 qershor.

Në marrëveshje nuk përfshihet çështja çame, por vetëm heqja e ligjit të luftës nga Greqia, ndarja e hapësirës detare, çështja e pronës dhe të gjitha çështjet tjera të hapura mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button