“Der Standard”: Opozita në Shqipëri lobon kundër hapjes së negociatave

Berlini është i impresionuar, bashkë me diplomatët e BE-së, pasi Komisioni i Shqyrtimit, i cili ka shqyrtuar 800 prokurorë dhe gjyqtarë në Shqipëri që prej marsit dhe që po godet korrupsionin, është konsideruar si një model për vendet e tjera kandidate për në BE, shkruan prestigjiozja austriake “Der Standard”, përcjell ATSH.

“Deri tani nuk ka pasur një reformë në drejtësi të këtyre përmasave në asnjë vend të Europës Juglindore sikurse ka ndodhur në Shqipëri”, thekson gazeta.

“Megjithatë, lideri socialist Edi Rama ka pak parti mike në BE, sepse shumica e vendeve të BE-së qeverisen nga konservatorët. Opozita në vendin e tij, konservatorët e Partisë Demokratike (PD) duan, sikurse është e zakonshme në Ballkan, të mos i lejojë asnjë sukses qeverisë dhe lobon kundër hapjes së negociatave. Edhe në CDU dhe CSU ka persona që janë kundër fillimit të negociatave. Megjithatë, fjalën e fundit e ka Merkel dhe Kancelarja është pro”, thekson “Der Standard”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button