Për të mbështetur Ivanovin, protestuesit nga Kuvendi – në Vilën Vodno

Protestuesit që ishin para Kuvendit të Maqedonisë, sot kanë shkuar para Vilës Vodno të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, njofton Portalb.mk.

Duke kënduar Himnin e Maqedonisë, këngën e tifos “Dil djalë”, dhe duke brohoritur “Ivanov” dhe “Maqedonia”, protestuesit i kanë dhënë mbështjetje presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për vendimin e marrë – mosnënshkrimin e marrëveshjes së ratifikuar të emrit me Greqinë.

Meqë sot Ivanov nuk ka qenë në Presidencë, nga kabineti i tij kanë njoftuar, se me kërkesë të protestuesve, nesër Ivanov takohet me ata.

Ndërkaq, para Kuvendit të Maqedonisë, protestuesit kanë porositur, se është e tmerrshme të ndërrohet emri i shtetit dhe askush nuk duhet të pyetet për të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button