Është shfuqizuar provimi elektronik për gjueti

PREMTIM: Do të shfuqizojmë provimin në mënyrë elektronike të gjuetisë dhe do të formojmë komision i cili në mënyrë ekspeditive dhe në kohë do të organizojë kalimin e provimit. 

Premtimi i LSDM-së se “do të shfuqizojmë provimin e gjuetisë përmes rrugës elektronike dhe do të formohet komision i cili në mënyrë ekspeditive do të organizojë kalimin e provimit”, dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, është realizuar.

Më saktë, LSDM këtë premtim e ka dhënë si përgjigje ndaj problemit të cilin e kanë qytetarët të cilët duan të kalojnë në provimin e gjuetisë. Sipas Ligjit për gjueti, kalimi i provimit është realizuar në mënyrë elektronike dhe vetëm në Shkup ka qenë problem që qytetarët të cilët nuk kanë njohuri në punën me kompjuter. E gjithë kjo çoi deri në vështirësi të organizimit të provimit të gjuetisë dhe u bë listë prej 2.000 qytetarëve të cilët presin dy vite që të kalojnë në provim.

Me 6 nëntor të vitit të kaluar Ministri i Bujqësisë propozoi ndryshim të Ligjit të gjuetisë me të cilin u shfuqizua provimi në mënyrë elektronike të cilin e vendosi Sistemi për rregullore elektronike kombëtare (ENER). Qeveria me 28 mars (2018) në seancën e 61 shqyrtoi propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit të gjuetisë. Ndryshimet ligjore në prill kaluar edhe në komision e kuvendit, ndërsa me 02.05.2018 u miratuan në seancën e 41 plenare të Kuvendit.

Ministri i bujqësisë Ljupço Nikollovski, me 8 korrik në takim me gjuetarët nga Strumica, informoi se prej 9 korrikut fillon provimi i gjuetisë në të gjithë qytet e vendit dhe do të bëhet me shkrim, dhe jo në mënyrë elektronike.

Me ndryshimet e ligjit u mundësuar që të mbahet provimi në brendi të shtetit. Nesër do të mbajnë provim kandidatët e rajonit të Pehçevës. Për disa ditë provimi i gjuetisë do të mbahet në Kërçovë, Shkup, Strumicë, Kriva Pllankë. Deri në fund të verës do të ju mundësohet të gjithë kandidatëve që të mbajnë provimin e gjuetisë. Të gjithë këtë e bëjmë që të kemi gjueti më të organizuar dhe zhvillim të turizmit të gjuetisë, sepse do të ketë anëtarë të ri të shoqërive të gjuetisë, por edhe më shumë para. (Nikollovski). 

Nikollovski sqaroi se procedura është më e thjeshtë dhe do të zbatohet për një ditë, gjë që deri më tani nuk ka qenë kështu dhe kandidatët është dashur që të paguajnë më tepër se 150 euro për dy pjesë të provimit. Ministria më herët formoi komision profesional për mbajtjen e provimit të gjuetisë dhe njoftoi se çdo vit do të verifikohet baza e pyetjeve të cilat do të publikohen në ueb-faqen e Ministrisë. Deri në fund të verës, siç njoftoi ministri Nikollovski, do të ju mundësohet që në provim të jenë prezent 2000 persona të cilët në dy vitet e fundit kanë aplikuar, por nuk ju është dhënë mundësia që të testohen. Duke pasur parasysh informacionet e dhëna më lartë mund të përfundohet se premtimi i LSDM dhënë gjastë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016, se do të shfuqizohet provimi elektronik i gjuetisë dhe do të formohet komision, është realizuar. 

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button