Micotakis: Qeveria greke u tërhoq nga gjuha maqedonase dhe kombësia maqedonase

Aleksis Cipras vendit fqinj i dha diçka për çka asnjëra nga qeveritë e mëparshme nuk kishin biseduar: kombësia maqedonase dhe gjuha maqedonase, tha lideri i Demokracisë së Re, Kiriakos Micotakis nga Kukush, ku morri pjesë në manifestimin solemn me rastin e 105 vjetorit të çlirimit të qytetit.

“E vizitoj Maqedoninë në një moment emocionalisht të tensionuar. Pas kremtimit provokues në Prespë, gjithnjë e më shumë grekë kuptojnë se marrëveshja e keqe të cilën e nënshkruan z. Cipras dhe z. Zaev, tashmë ka filluar të prodhojë rezultate. Cipras dhe shumica e tij qeveritare vendit fqinj i dhanë diçka për çka asnjëra nga qeveritë e mëparshme nuk kishin biseduar: kombësinë maqedonase dhe gjuhën maqedonase”, tha Micotakis.

Siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, Kryetari i Demokracisë së Re edhe një herë e përsëriti qëndrimin se partia do të votojë kundër ratifikimit të marrëveshjes kur të arrijë në parlamentin grek

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button