Mbështetje nga Delegacioni i BE-së për digjitalizim të të dhënave në arsim

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup ka shprehur gatishmëri për të mbështetur Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në pjesën e modernizimit dhe digjitalizimit të plotë të proceseve për grumbullimin, përpunimin dhe analizimin e të dhënave në sferën e arsimit, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për krijimin e politikave dhe reformave të ardhshme arsimore.

Përmes Programit IPA II, Delegacioni i Bashkimit Evropian planifikon të sigurojë mjete për lidhjen dhe sinkronizimin e disa bazave të të dhënave dhe sistemeve informative, si dhe mjete për ndërtimin e platformave të përbashkëta për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe institucioneve të tjera shtetërore, si Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë.

„Kjo ishte tema kryesore e bisedës në takimin e sotëm mes ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Shkup. Ademi ka shprehur mirënjohje ndaj Delegacionit të Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që e ofron në pjesën e krijimit dhe realizimit të politikave dhe reformave arsimore nacionale, duke shtuar se çdo ndihmë është e mirëpritur për Maqedoninë, si vend që aspiron drejt anëtarësimit në familjen evropiane, e që është në drejtim të përshpejtimit të procesit të integrimit”, kumtoi MASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button