Irani dërgon luftanije në Gjirin e Adenit në Jemen

Irani ka dërguar dy luftanije në Gjirin e Adenit në brigjet e Jemenit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, Flota e 54-t e përbërë nga luftanija Hark me kapacitet për të mbajtur helikopter dhe destrojeri mbështetës Subulan janë dërguar në Gjirin e Adenit.

Gjiri i Adenit, i cili gjendet në një pozitë strategjike në jug të Jemenit e cila lidh Oqeanin Indian me Detin e Kuq, përbën një pikë sensitive për operacionet ushtarake që organizohen në Jemen nga koalicioni i kryesuar nga Arabia Saudite.

Jemeni është përfshirë nga konflikti që nga viti 2014, kur rebelët Huthi përmes një puçi ndaj qeverisë legjitime morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë, që akuzojnë lëvizjen Huthi se janë në shërbim të Iranit, nisën një fushatë masive ajrore në Jemen që synonte të kthente territoret e marra nga rebelët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button