Ish-kryetarët e Komunës së Nagoriçit të Vjetër kanë harxhuar miliona për dreka dhe kënaqësi nëpër restorante

Dy ish-kryetarët e Komunave të Nagoriçit të Vjetër e kanë futur në borxh komunën me shuma milionëshe për dreka dhe kënaqësi nëpër disa objekte hotelerie, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave të MPB-së, policia ka ngritur padi penale kundër M.J. (58) dhe M.S. (58), të dy nga Kumanova, për shkak të dyshimit për vepër penale të bërë “punë të pamatur në shërbim”

Në periudhën prej vitit 2009 deri në nëntor të vitit 2017, të denoncuarit, të cilët në periudha të ndryshme e kanë kryer funksionin e kryetarit të Komunës së Nagoriçit të Vjetër, përmes shfrytëzimit të kushteve në objektet hotilerike për shkak organizimit të drekave private, mbledhjeve dhe festave me të punësuarit në Komunë, kanë krijuar borxhe të mëdha në llogari të Komunës.

I akuzuari i parë në periudhën prej vitit 2010 deri 2013 në dy objekte hotilerike me miqtë e tij ka bërë harxhime në shumë prej 2.142.538 denarëve, prej së cilës gjysmën e ka paguar. I akuzuari i dytë, edhe pse ka trashëguar borxh nga i akuzuari i parë prej 1.303.804 denarëve, ka vazhduar me shfrytëzimin e shërbimeve hotilerike dhe në periudhë prej vitit 2014 deri 2017 në katër objekte hotilerike ka harxhuar 1.245.939 nga të cilat një pjesë i ka paguar.

Kështu të dy të akuzuarit së bashku kanë shkaktuar borxh në shumë prej 1.544.192 denarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP