Të enjten, Kosova merr udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave

Kosova është e gatshme të përmbushë kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave. Në prag të marrjes së udhërrëfyesit për liberazlim të vizave me BE-në këtë të enjte, ministri i brendshëm Bajram Rexhepi priti sot në Prishtinë ministren për azil dhe migracion të Belgjikës Megi De blok. Ai u zotua se Kosova nuk do të lejojë që liberazilimi i vizave të keqpërdoret, si në vende të tjera të rajonit: “Liberalizimi bash do të mundësojë që sa më pak të ketë keqpërdorim, falsifikim të dokumentacioneve, kjo do të jetë ndihmë edhe për shtetet tjera në rajon. Mirëpo edhe një herë them se me këtë udhërrëfyes që do ta marrim të enjten ne do t’i përmbushim kushtet, gabimet që janë bërë me shtetet tjera ne nuk do t”i përsërisim dhe do ta menaxhojmë këtë proces ndoshta edhe më mirë se shtetet tjera që janë në këtë proces”.

Edhe ministrja për azil dhe migracion e Belgjikës, Megi de Blok tha se liberalizimi I vizave është I rëndësishëm për integrim në Bashkimin Evropian, mirëpo keqëpërdorimi I këtij procesi nuk do të lejohet.

De Blok tha se në vitin e kaluar janë kthyer 625 persona nga Belgjika në Kosovë, ndërsa këtë vit 122 kosovarë. Ajo njoftoi se Belgjika ka numër të lartë të azilkërkuesve prandaj është formuar filtri mjekësor, që verifikon nëse ka keqëpërdorim në këtë aspekt.

Lajme të ngjashme

Back to top button