Ndërtimet e egra, temë diskutimi në Ditën e Liqenit të Ohrit (VIDEO)

“Më shumë kujdes për liqenin, mbrojtje të eko-sistemit, por edhe luftë të përbashkët me ndërtimet e egra afër liqenit”, paralajmëruan krerët e komunave të Ohrit, Strugës dhe Pogradecit, në shënimin e Ditës së Liqenit të Ohrit, që sot bashkë është festuar në Strugë, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Komunës së Pogradecit, Eduard Kapri dhe sekretari i Komunës së Ohrit, Igor Bezhoski informojnë se komunat kanë filluar që të zhvillojnë plane urbanistike, derisa kryetari i Komunës Ramiz Merko vlerëon se ndërtimet në afërsi të bregut të liqenit e zbukurojnë liqenin dhe e pasurojnë ofertën turistike.

“Komuna e Pogradecit ka përgatitur plan urbanistik dhe strategjik për vendet ku do të mundet të vendosen ndërtimet të cilat ofrojnë shërbime për turistët. Janë të vendosura kritere të cilat patjetër duhet që të respektohen dhe vlerësoj se nëpërmjet këtyre planeve rregullohet çështja me ndërtimet e egra”, theksoi Kapri.

Ai gjithashtu shtoi se edhe objektet e përkohshme të cilat do të duhet të punojnë vetëm në sezonin turistik duhet që t’i plotësojnë standardet mesatare. Në lidhje me ndërtimet e egra, ai gjithashtu tha se në pjesën e liqenit nga ana e Shqipërisë është numri i vogël, por do të shqyrtohen që fare të mos ngelen.

Sektori për Urbanizëm në Komunën e Ohrit, sipas sekretarit, Bezhoski, punon në gjetjen e zgjidhjes përkatëse. Për momentin po bëhet revizion i të gjitha planeve urbanistike, veçmas në pjesën qendrore të qytetit, transmeton Portalb.mk.

“Kemi problem të madh, janë ndërtuar objekte ngjitur me objekte tjera. Vetë revizioni i planeve urbanistike do të tregojë se sa është e rregulluar ajo çfarë është bërë”, tha Bezhoski.

Për kryetarin e Strugës, Merko, objektet e përkohshme e mbrojnë bregun e liqenit.

“Nëse dikush mendon se e rrezikojmë liqenin dhe ekologjinë unë e them të kundërtën. Me të gjitha ofertat turistike dhe koncesionet e përkohshme e mbrojmë bregun e liqenit. Atje ku nuk ka koncesionar ose objekte të përkohshme ka vegjetacion të egër, gjarpërinj, deponia…”, theksoi Merko.

Sipas tij, duhet që të përgatitet ofertë e mirë turistike e cila do t’i tërheqë mysafirët në këtë liqen.

Tre qytetet e liqenit, Struga, Ohri dhe Pogradeci, për të 18-tën herë e shënojnë Ditën e Liqenit të Ohrit me program kulturoro-artistik dhe prezantim të një pjesë të objekteve hotelierike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button