Kryeministri i Indisë bën joga së bashku me 50 mijë persona (FOTO)

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi në ultësirën e Himalajeve ka bërë joga së bashku me 50 mijë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Modi, i cili ka shkuar në qytezën Dehradun në Ditën e katërt Ndërkombëtare të Jogas, menjëherë pas lindjes së diellit mori pjesë në aktivitetin e jogas të organizuar së bashku me 50 mijë persona të tjerë të mbledhur në ultësirën e Himalajeve.

Modi në një fjalim u bëri thirrje qytetarëve që të mburren me trashëgiminë e tyre. “Joga po pasuron jetëra të shumta në gjithë botën”, tha ai.

Gjithashtu edhe në qytete të shumta në gjithë Indinë, dhjetëra mijëra persona morën pjesë në aktivitetet e përbashkëta të jogas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button