Spasovski: Të gjithë ata që kanë bërë vandalizma do të arrestohen, përfshirë edhe Baçev

“Të gjithë ata që kanë sulmuar policë ose institucion vital nuk do të amnistohen, por do të arrestohen. Po përgatitet paraqitja edhe për liderin e partisë politike “Edinstvena Makedonija”, zbuloi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në emisionin në 1TV, njofton Portalb.mk.

“Kemi arrestuar 26 persona prej të cilëve janë identifikuar 12 nga turma. Materialet janë dorëzuar në Prokurori, kolegët punojmë në incizimet dhe të gjithë ata që do të identifikohen do të arrestohen dhe do të dorëzohen në Prokurori. A e patë liderin e partisë politike “Edinstvena Makedonija” se si ngjitet në Hermelin, ajo është pengim direkt ndaj personit zyrtar për ta kryer punën zyrtare, dhe për atë pritet të ketë procedurë, dhe pritet reagim nga Prokuroria. Çdokush që ka bërë vandalizëm është arrestuar ose do të arrestohet. Neve nuk na intereson nëse është anëtar i ndonjë partie politike ose grupi të tifozëve. Të gjithë njerëzit që kanë marrë pjesë në protesta patjetër ta dinë atë”, tha Spasovski.

Ai ka bërë apel deri te protestuesit të cilët duan që të përballen me policinë, të mendojnë me kokën e tyre se kur ta bëjnë atë do të duhet që të japin përgjegjësi. Ai i rikujtoi se më 27 prill të gjithë politikanët janë distancuar nga dhunuesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button