Tetovë, një burrë i ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babain e saj

Mbrëmë në orën 20:00, në Stacionin Policor të Tetovës, një grua 32-vjeçare me iniciale Z.R. nga fshati Pallaticë, e cila jeton në Tetovë, ka denoncuar dhunë familjare, të cilën e ka kryer ndaj saj, bashkëshorti i saj me të cilin nuk kanë kurorë, 46-vjeçar I.A. nga Tetova. Ai pas një zënke verbale familjare, e ka sulmuar fizikisht me shuplaka, grushta dhe shqelma, në prani të fëmijve minorenë, edhe atë dy herë në ora 14.00 dhe në ora 15 e 30, transmeton Portalb.mk.

Më vonë në shtëpinë e tyre ka ardhur edhe babai i Z.R. nga Fshati Pallaticë, i cili ka dashur të kuptojë ku qëndron problemi në lidhje me dhunën e kryer, por I.A. edhe atë e ka sulmuar fizikisht.  Dy të sulmuarit ndihmë mjeksore kanë kërkuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku babai i Z.R. për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar për shërim në Qendrën urgjente në Shkup.

Personi I.A. është vetëparaqitur në Stacionin Policor Tetovë dhe pas konsultimit të bërë për të do të pasojnë edhe padi
adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button