Rruga me trishtim

Ka shumë ngjyrime… lule të lloj – llojshme të sjella nga miqt për të zbukuruar kopshtin e ëndërrave. Ëndërra që nisi të më përsëritet gjatë kohë… pse jo, mund të thuhet ëndërr e filluar mu në kohën ku dëgjohej krisma, me ajrin e tymosur nga maqineria e sjellur nga shtetet fqinje që më lufton çdo ditë, me qiellin që na sillte trishtim nga fluturaket vrasëse. Gjithandej tym dhe mërzi. Çfar do bëhet me ne, po lulet e kopshtit do të kenë gjallërinë, apo trëndafilat e kuq do të zbardhen me pluhur dhe aroma do të humbet… Thjeshtë, ishte rrugëtim që kthim mbrapa ska. I kësaj rruge ishte miku im, ai që gjatë kohë nuk ishte marrë me rregullimin e kopshtit të tij, por gjatë kohë ishte marrë me rregullimin e tokës shqiptare. Toka e tij është shumë e gjerë, nisi nga Kosova… dhe kudo që toka kishte nevojë për hapat e tij. Mbi supe kishte barë të madhe, sëmundja e atdheut shërohet me tokë të çliruar, pra me atdhe. I kësaj fryme ishte ai, dhe kjo e mbante gjallë. Koha kalon, dhe gjithë ky muhabet i takon të së kaluarës… që nuk duhet harruar. Ai u mundua shumë, dha kontribut të madh… i pajisur me veti të larta njerëzore, me moral dhe besim se rrugën e nisur duhet përfunduar… mu në Ohër! Rrugë e gjatë… filloi të rregulloj kopshtin e vet duke  mos u interesuar për ngjyrimet e shokëve që përnjëher ndryshuan dhe harruan të kaluarën… harruan vitet ku zëri i atdheut dëgjohej në çdo kënd. Ju dhanë politikës. Kjo është edhe e keqja e këtij kopshti, nëse nuk mëson nga e kaluara, ajo të përsëritet çdo ditë…disa ndryshuan, e disa erdhën pas… u krijua rrëmujë në rrugën e nisur. Të dalul para pasqyrës dhe të vetëpëlqyer hodhën baltë mbi mundin e atyre që ndryshimet i bënë me gjak… Vallë rrugaçëve duhet besuar proceset politike? Nuk ishin askushi e u bënë dikushi… dhe popullit nuk i bënë vend askundi… Ky është fati i atyre që politikën e  njohin ndryshe nga ata me xhepa të mëdhenjë… Kuptohet, rruga nuk është më si ajo e dikurshmja, sikur atëherë ku dhimbja e atdheut shërohej me atdhe. Sot kjo rrugë ka formë tjetër dhe destinacion tjetër, dhimbja shërohet me ikje nga atdheu… me gjetje të një alternative tjetër. E vështirë, një rrugë me shtrëngata… por edhe me trishtim. Qëndrimi, djali i mikut, është nga ata të rinjt që ikjen nga atdheu e shohin si alternativ të mundshme… këtu nuk jetohet me shtrëngatat e politkës që na sjell vetëm të këqia dhe dhimbje… që na sjellë burg. Ne mbetemi të trishtuar nga kjo rrugë e re, që Qëndrimi dhe shumë të tjerë kanë nisur të ecin. Ajo që na bënë të mërzitur është pyetja e Qëndrimit, por edhe përgjigjia e mikut na prek shumë. Para nisjes, Qëndrimi pyeti baban: Babi a thua si ndjehen “shokët e tu të idealit” që sot janë pushtetar…kur shohin për çdo dit se si largohen të rinjtë nga Atdheu që aq shumë më ke folur për këtë tokë të shenjtë ??!!!

Një përgjigje që na bënë të mendojm mbi çdo gjë: shokët e mi “idealist” nuk e di a më llogarisin më si shok të tyre.

Mbetemi në udhëkryqin e kohës, të nënshtruar në mëshirën e fatit…një luftë e re, e idealit kundër të përditshmes që sundon me ne, një luftë e moralit kundër prostitucionit politik, një luftë e kombit kundër të paudhëve dhe hileqarëve, luftë kjo që nuk do armë po mendje të shëndoshë, luftë e dijës kundër injorancës… përndryshe kopshtet tona çdo ditë po thahen nga kjo rrugë e nisur… rruga e trishtimit!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button