“STEP”: Sharri, perlë e pashfrytëzuar që ka nevojë për promovim sistematik

Dje në hapësirat e restorant Dinamika, u mbajt takimi i katërt konstituiv për themelimin e rrjetit STEP, që ka për qëllim zgjerimin dhe rritjen e qasjes strategjike dhe të koordinuar në tregjet specifike të reja dhe strategjike të eksportit të turizmit për bizneset e turizmit, si dhe rritjen e kapaciteteve të bizneseve turistike për të përmbushur kërkesat dhe pritjet e turistëve në rajon dhe për të ndërtuar partneritete strategjike dhe bashkëpunim në vend, rajon dhe më gjerë.

Në takim ishin pjesëmarrës përfaqësues të fushave të ndryshme si sipërmarrës individual, përfaqësues të bizneseve, të institucioneve, të shoqatave qytetare, që kanë përafërsisht qëllime të përbashkëta, zhvillimin e turizmit në rajon.

Temë e diskutimit ishin benefitet e grupit qëllimor nga projekti, ku theks i veçantë u vendos në ngritjen e kapaciteteve dhe rrjetëzimin e të gjitha subjekteve, mënyrat e funksionimit të rrjetit, si dhe nënshkrimi formal i fletanëtarësive për të qenë pjesë formale e rrjetit.

Nga takimi në fjalë si konkluzion konsensual doli ideja se rrjeti duhet të jetë korrektor dhe katalizator i veprimeve të pushteteve lokale dhe qendrore për qasje strategjike në fushën e turizmit.

Pjesëmarrësit thanë se Sharri si pikë turistike është perlë e pashfrytëzuar dhe ka nevojë që i njëjti të promovohet në mënyrë të përgjithshme dhe sistematike.

Ata thanë gjithashtu se të gjithë së bashku duhet të fokusohen në ndërtimin e qëndrueshmërisë institucionale të vet rrjetit, ende pa përfunduar projekti.

Në periudhën vijuese anëtarët potencial do të bashkëpunojnë aktivisht me ekipin e projektit, që të mund të japin të dhëna përmbajtjesore për subjektet e tyre.

Projekti STEP financohet nga Programi për bashkëpunim ndërkufitar i Unionit Evropian, ndërsa implementohet nga Fondacioni Metamorfozis me partnerët Qendra për zhvillim e rajonit planor të Pollogot si dhe Këshilli I Qarkut Elbasan.

One thought on ““STEP”: Sharri, perlë e pashfrytëzuar që ka nevojë për promovim sistematik

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP