Të mërkurën mos harroni, Tetova International Film Festival

Nga 13 deri më 16 qershor në Tetovë do të mbahet International Film Festival-ODA. 

Qëllimi i këtij festivali është afrimi i të gjithë artistëve të filmit ,dhe dashamirësve te artit me qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, shkëmbim të ideve, prezantim të veprave kulturore para publikut. 

“Tetovës si qytet me dy universitete i mungon një kinema e mirëfilltë, dedikuar për gjithë publikun, andaj besojmë se ky lloj aktiviteti do të kontribuojë në promovimin e këtij zhanri, e cila promovon vlera të përbashkëta” thonë nga ekipi organizativ i Festivalit.

Festivali ofron një forum të përshtatshëm për studentët për t’i prezantuar punimet e tyre para publikut, duke krijuar një lidhje në zinxhirin e krijimit artistik, interaktivitetin me publikun dhe reagimin nga ai. Duke i bërë bashkë studentët nga vise të ndryshme dhe duke i prezantuar ata para regjisorëve, producentëve, shkrimtarëve dhe aktorëve të njohur ndërkombëtarisht, TIFF-ODA- u ofron studentëve qasje në rrjetin artistik shumë të çmueshëm për karrierën e tyre të ardhshme.

Në kuadër të këtij festivali planifikohen të shfaqen shuma filma nga artistë të njohur të shtetit por edhe nga jashtë. Gjithashtu si pjesë mjaft e rëndësishme e këtij festivali do të jetë pjesëmarrja e autorëve të njohur si Isa Qosja, Andamion Murataj, Fadil Hysaj, Llazar Sekullovski ,si dhe shumë autore nga vende te ndryshme. 

Festivali Tetova International Film Festival-ODA në konkurrencë ka: 
WIN-PANORAMA -filmat e shkurtër që janë të realizuar në 2010/2011/2012 
EX.WIN-PANORAMA – filma te shkurtër – retrospektive – jashtë konkurrence.(filma që janë shpërblyer nëpër festivale dhe që janë vlerësuar artistikisht).
CINE RETROS PANORAMA – projeksion i filmit të gjatë me motive nga jeta e shqiptarëve të realizuara nga autorë ose produksione të huaja. 
Si pjesë e programit do të përfshihen edhe Workshop-e me temë: Aktrim, Kamerë, Montazhe, Regji, Skenarë, Fotografi, etj.

Për oranin e shfaqjeve vizitoni: ODA /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button