Limaj gjuajtjet me armë në odë i arsyeton me gëzimin nga lirimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj nga gëzimi që kishte përjetuar kur u shpall i pafajshëm në rastin “Kleçka”, ishte i gatshëm të gjuante, siç ka thënë me armë gazi, së bashku me Dardan Gashin e Endrit Shalën.

Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Limaj ka thënë se nuk mund të flas pasi këtë ia ka lënë gjykatës, por ka thënë se në odën e tij është gjuajtur me armë gazi.

“Është duke folur gjykata dhe ia lë gjykatës. Është gjuajtur me armë të gazit. Ka qenë një gëzim pas 10 vjetësh shpifje pandërprerë. Ka pasur arsye për gëzim edhe unë kisha gjuajtur me ato armë”, ka thënë Limaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button