HELEX 0.5

Florim V. Ajdini

Florim V. Ajdini

… Edhe ne si të gjithë shqiptarët, të njohur për rrugën e mundimshme të gurbetit, në mbrëmjen e ditës se djeshme, përjetuam të njëjtin fat! Kjo ditë e kjo orë, si prindër, na kishte rrënqethur vazhdimish kur gurbetin përjetonim në rrethin me të ngushtë familjar, por edhe atë më të gjërë, dhe si rrugë e pakthim që është,  gjithnjë i ishim frikësuar që mos valle do ishim ne ato që një ditë, ky vend edhe neve do te na mallkonte dhe bijve tanë,  do t’ u hedhnim ujin e pastër pas shpine, per t’ u uruar rrugë të mbarë dhe fat ne gurbet!
Dhe më në fund, makthi shumë herë i ëndërruar në llahtarët e netëve të pagjum,  trokiti edhe në derën tonë!

Tingulli i trishtueshëm i trokitjes se gurbetit ne derë, ka miliona ngjyra, qe zemra e prindit i perjeton me miliona dhimbje të ndryshme, që të gjitha së bashku,  emërtojnë këtë makth të përvëlues, që largon nga vendlindja, gjenerata e gjenerata në pafundësi. Është kjo ora e hapave të parë të vjeshtës së ftohtë, plot shi e shtërngatë,  që së shpejti bëhet makth i jetës tënde duke u shëndruar në dimër të acartë për prinderit zemërthyer. Në rastin tonë, është ky një edicion i trishtueshëm i dështimit prindor, që s’ besoj se ka mendje dhe pendë, e cila do të mund ta përshkruante dhembjen e thikave  të ngulura  në zemrat  tona të  prindit. Për më tepër,  asnjë qenjë njerëzore nuk do ta përjetonte njëlloj ndjenjën e trishtimit te prindit, i cili preket nga kjo gjamë e ftohtë, shoqeruese e kahmotshme e jetës së shqiptarit, të të gjitha shtresave pa dallim, perveç njerës!
Dhe pikërisht, si në kohët e shkuara, …dera e shtëpisë së vjetër,  hapet….. njerëz të afert, ndonjë  fqinj apo fqinje e padjallëzuar, një motër …  e rregjur, e rrahur ashpër nga valët e jetës se pamëshirshme, e dështuar sikur ti….vijnë disi për të të  ‘ngushëlluar’ , duke thënë: ‘arrijtën djemtë?’ …është kjo, një  plakë e lagjës, me rrudhat  e numërta në fytyrën e saj te rregjur, ku i është shkruajtur qart dhe në detaje makthi i gurbetit,  në mënyrën e saj, sui generis!  Lë të jenë shëndosh, thot ajo, kështu e ka jeta! Dhe unë, përderisa perpëlitem në llumin e krijuar ndrëmjet realitetit gjakpirës udhëhequr nën moton e servilosjes dhe patriotizmit te skajshëm  dhe në anën tjetër jetën e perceptuar nga këndvështrimi  filozofik i Nietzches  së madh për mbinjeriun dhe mbijetesën e tij, hyj thellë në psikoanalizën e Ferudit te madh, duke iu rikthyer thënies së tij të famshme: ” e pamundur është që një qenie njerëzore të jetë mentalisht e  shëndoshë,   kur në mëngjes  zgjohet,   pas netëve të llahtarshme të pagjumsisë,  të artikulojë fjalët ‘nuk me jetohet’ , … dhe më pas  të definoihet  mentalisht i shëndoshë dhe stabilë për të vazhduar të përballet me realitetin”!
Ndjenja    e të qenurit i  i varfër, i përulur, i padinjitet, i pafuqishëm për të ndryshuar, të shëndëron  thjesht në një qyqar qe s’ ka guxim t’ i ndryshojë gjërat, ngase është i vetmuar, i papërkrahur nga lloji i tij!

Dhe sa e çuditshme them me vete, ‘ çfarë fuqie shkateruese ka qenia njerëzore’ për t’ i prishur të mirat dhe gjërat, që perëndia i krijoi për të gjithë njëlloj,  dhe  ndër sy te përlotur, rikthej filmin e së kaluarës, me një nostalgji therrëse, ofshij duke ngritur koken lart, që të zbus dhimbjen….për të hapëruar me tej, për t’ i përshëndetur ‘njerëzit’ që takoj në rrugë, dhe si gjithnjë i aftë  për të dekoduar shikimin e tyre të hienës,  kafshe kjo aq inteligjente, aq tinzare dhe aq e ligë!
Pyetja që më sillet vërdallë është, përse? Të ndjehem kaq i varfer, i padinjitet dhe i perulur? Thuhet që një person qe ka ecur botën, e ka të lehtë të gjëndet, kudo që të shkojë, por jo edhe në këtë nënqiell, tanimë aq të tjetërsuar nga egoizmi dhe etja për të qenë dikush! Edhe unë  në këtë kontekst,  imigrimin gjithnjë e kam shikuar si fenomen normal, dhe si të tillë e kam perceptuar si mundësi më e mirë për një jetë mirë të planifikuar. Por në rastin tim, me duket se kjo nuk ka të bëjë me gurbetin ashtu siqë e perjetojmë ne si prinder,  thjesht përse fëmijët ikën nga votra familjare, kur këtë nuk e dëshironin!? Ata i përzuri satani, mendja e ligësisë, ajo e pangopjes me famë dhe materje, e hienave të  jargëzuara  të gjithë ata që strukturuan shoqerinë sipas vlerave dhe intereseve të tyre të ndyra! Ndjenja e të qenurit i perzene, thjesht dhemb, ndjenja kur fatin  tend e hane hienat është ndjenjë që zvilit shpirt e zemër, dhe të emërton si të dështuar!

Por ti duhet ta kesh kuptuar mesazhin që klasës së njerëzve të ndershëm u është përcjellur tanimë me dekada! Ti je i dënuar, je mësues, je pedagog, je profesor, je mjek  inzhinjer  ti shpërndan dritën e diturisë, ti shpërndan fisnikërinë dhe vlerat e rasës që i përket, ti rikujton masën që mendon se e ke në dispozicion, çka ne fakt është, nga e ka origjinën, cilën rrugë duhet të ndjekë, që të mbetet në rrugën e kombit, t’ i gjegjet emrit që me mileniume e ka ndritur dhe lartesuar mbi të gjithë ato që e poshtëruan skajshmerisht!

Thjeshtë,  ti shpërndan dritën për te cilën rrallë kush, sot ka nevojë. E ti e kupton qe në këtë punë,  je i padëshiruar, ti s’ke emër, ti s’ke famë, ti punon për bukën e ndershme të gojës, ti përpiqesh në mesin e hienave gjakpirëse, te mbrosh drerin dhe drenushën tënde, thjesht ti je i panevojshëm o njeri, andaj xhezaja yte është diskreditimi yt, syrgjini i me te dashurve tu, privimi i tyre nga e drejta elementare e jetes, që vjen me vetë aktin e lindjes, ajo është e drejta për punësim! Andaj, deshe apo s’ deshe bej Amin, ngase kjo është rruga që të mençurit , të diturit, të ndershmit dhe pse jo edhe patriotët, në emër të atdhedashurisë dhe te mires kolektive,  në shenjë dhuratë,  trasuan për më të dashurit e tu,  dhe ato te llojit tend!

Dhe perfundimisht i lodhur nga jeta dhe makthi qe ajo prodhon, ndjen nevojën e përditshme, që kërkon shpirti i raskapitur, atë të një ‘kthimi privat’ në  realitetin idilik. Andaj u kthehesh me rrëembim, një apo dy kokrave helex-0.5! Shprehi ditore e shpirtit të trazuar, që shkon drejtë humnerës së pashpresë! …Amen….

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP