Absurde! Nga ndryshimet e Ligjit për Akademinë e Mësimdhënësve, ndryshoi vetëm data e zbatimit

Ministria e arsimit dhe shkencës ka bërë vetëm një ndryshim në ligjin për formimin dhe funksionimin e Akademisë për mësimdhënësit, edhe atë vetëm në datën e zbatimin, e cila ishte në vitin shkollor 2018/2019, është bërë për vitin shkollor 2019/2020, njofton Portalb.mk.

Edhe pse ndryshimi dhe plotësimi i këtij ligji parashikohej që të konsultohen profesor dhe mësimdhënës dhe nga propozimet e tyre të paraqitura deri më datë 8 shkurt të këtij viti, pas mbylljes së afatit, propozim ligji është bërë më 14 shkurt të këtij viti, vetëm me një ndryshim në nenin 68, i cili parashikon datën e zbatimit.

Profesorët dhe mësimdhënësit vazhdojnë të jenë kundër këtij ligji, me pretekstin se ky ligj është nënçmim për mësimdhënësit.

LEXO: Akademia e mësimdhënësve të Maqedonisë, enigmë e pazgjidhur

LEXO: Premtime për reforma në arsim, çfarë ndodhi me Akademinë e Mësimdhënësve?!

Profesori universitar Avzi Mustafa thotë për Portalb.mk, se formimi i kësaj akademie, është vetëm për t’i nënçmuar mësimdhënësit, të cilët kryejnë mjaft shkollë për profesionin e tyre.

“E kam përsëritur disa herë dhe ende qëndroj në atë mendim se kjo akademi nuk duhet të formohet fare. Kjo është një nënçmim për mësimdhënësit sepse kush do t’i testojë ata? Ende në MASH nuk ka staf adekuat që mund të testojë mësimdhënësit. Çka mendojnë të bëjnë, administratorët t’i testojnë profesorët? Kjo është e pa logjikshme”, tha për Portalb, Mustafa.

Sipas tij ekzistojnë mënyra tjera të cilat përmirësojnë kualitetin në shkolla.

“Në vend se të fokusohen në akademinë, MASH duhet të organizojë më shumë trajnime, më shumë projekte në të cilat do të marrin pjesë mësimdhënësit për të mësuar gjera të reja, metoda më të mira dhe më interesante për zhvillimin e orës e kështu me radhë dhe jo të testohen”, shtoi Mustafa.

LEXO: Maqedoni, Akademia e Arsimtarëve nënçmon vetë arsimtarët

LEXO: Mësimdhënësit mobilizohen për protesta!

Gjithashtu edhe nga Shoqata e Arimstarëve Shqiptarë (SHASH), bëjnë të ditur se nëse zbatohet ky ligj, nuk do të jetë fare ndryshe nga testimi ekstern i nxënësve.

“Ne nuk jemi konsultuar për asgjë, gjithçka u bë pa analizë, pa bisedime. MASH bëri reforma krye në vete, pa u konsultuar me askënd. Për të bërë reforma, duhet të merren mendime nga të gjitha palët dhe më pas të vendoset se çka është e përshtatshme dhe e nevojshme. Te ne nuk ka kush ta krijojë atë Akademi. Është nënçmim për vetë profesorët kjo reformë e MASH-it”, thonë për Portalb.mk, nga SHASH.

Profesorët e me përvojë pune janë të revoltuar dhe thonë se për shkak të punësimeve partiake, edhe ata do të duhet t’i nënshkruhen testimeve skandaloze për punën që bëjnë që 30 vite.

“Kjo nuk na duket fare e arsyeshme. Ka të punësuar që nuk janë adekuat për mësimdhënie dhe që në punë kanë hyrë falë librezës partiake. Për mendimin tim inspektorët duhet të aktivizohen dhe të shohin se si mbahen orët, sidomos te mësimdhënësit e rinj, e jo të nënçmohet ata që janë në arsim mbi 30 vite”, thonë profesorët.

LEXO: Shkollim sa një mjek – diplomë arsimtari!

LEXO: Reagime: MASH po shkatërron arsimin e Maqedonisë

Ndërkaq gjatë qeverisë së kaluar MASH publikoi paketin e reformave pedagogjike ku parashikohet përforcim i kapaciteteve të kuadrove arsimore ekzistuese dhe të ardhshme në arsimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, nëpërmjet krijimit të një Akademie për mësues, përmirësimin e programit arsimor për edukimin e mësuesve, duke futur një sistem të trajnimit të vazhdueshëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button