Meta dhe Presidenti hungarez flasin për historinë: Ku e ka zanafillën aleanca mes dy vendeve

Presidenti Ilir Meta takohet  me homologun e tij Hhungarez. Kreu i shtetit shqiptar dhe Presidenti Janos Ader folën për cështjet me rëndësi për të dy vendet dhe nuk lanë pa theksuar lidhjet e vjetra historike mes dy popujve, që e kanë zanafillën në aleancën mes Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Janos Huniadit.

“I jemi mirënjohës Hungarisë për mbështetjen jetike dhënë Shqipërisë për shpalljen e Pavarësisë dhe ekzistencës së kombit shqiptar. Çdo 28 Nëntor ne kujtojmë dhe i jemi mirënjohës këtij vendi dhe kombi për rolin vendimtar ndaj krijimit të shtetit të pavarur shqiptar.” – u shpreh Presidenti Meta.

Presidenti i Republikës duke ilustruar bashkëpunimin dhe miqësinë historike mes dy vendeve e popujve vuri gjithashtu në dukje faktin që Mbretëresha shqiptare, Geraldina Apony, e njohur ndryshe si “Trëndafili i Bardhë”, ishte hungareze dhe një figurë mjaft e dashur dhe e vlerësuar nga populli shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button