Maqedoni, gjuha boshnjake pjesë e mësimit të rregullt në arsimin fillor nëntëvjeçar

Gjuha boshnjake bëhet pjesë e mësimit të rregullt në arsimin fillor nëntëvjeçar në Republikën e Maqedonisë. Kjo ishte tema kryesore e bisedës gjatë takimit të sotëm midis ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe Ambasadores së Bosnjës e Hercegovinës në vend, Lepa Babiq. Ajo me këtë rast shprehu kënaqësinë e saj se që nga viti i ri shkollor 2018/2019 pjesëtarëve të bashkësisë etnike boshnjake në vend u lejohet të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

Siç njoftoi ministri Ademi, për këtë qëllim, tashmë janë bërë ndryshime në plan-programet mësimore por se janë përkthyer edhe programet mësimore ekzistuese për lëndët e klasës së parë që do t’i zëvendësojnë programet e ashtuquajtura eksperimentale të deritanishme. Ministri Ademi theksoi se plan-programet mësimore do të korrigjohen në etapa dhe se do të përpilohen programe mësimore edhe për klasat më të larta të arsimit fillor.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës vuri në dukje se Qeveria aktuale është e përkushtuar maksimalisht ndaj të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe fetare dhe se përpjekjet për të siguruar të drejta dhe mundësi të barabarta mbeten prioritet në agjendën për veprim në periudhën në vijim.

Në këtë takim u diskutua edhe për tema të tjera, me theks të veçantë në bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e arsimit të lartë dhe shkencës, ku ka hapësirë për thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve nëpërmjet intensifikimit të mobilitetit të kuadrit mësimdhënës dhe studentëve dhe përgatitjes dhe realizimit të projekteve dypalëshe shkencore-hulumtuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button