Behxhet Pacolli: Liberia nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli, i hodhi poshtë pohimet se shteti i Liberisë e ka tërhequr njohjen për Kosovën, transmeton REL.

Të mërkurën, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se ka pranuar një notë nga homologu liberian, Gbehzohngar Milton Findley, me të cilën është njoftuar se Liberia “e ka anuluar njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se ka biseduar me zyrtarë të lartë të Liberisë, të cilët, sipas tij, kanë thënë se tërheqja e njohjes nuk është e vërtetë.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me udhëheqësit e lartë të Qeverisë së Liberisë, të cilët më konfirmuan se tërheqja e njohjes së Republikës së Kosovës nuk është e vërtetë, prandaj është për keqardhje që Beogradi zyrtar vazhdon të investojë përpjekje të kota në propagandë destruktive për konsum të brendshëm në Serbi”, shkroi Pacolli në Facebook.

Në muajt e fundit, Beogradi ka lobuar te disa vende për të tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Kosova deri më tani ka siguruar 116 njohje të shtetësisë së shpallur në vitin 2008.

Liberia “anulon” njohjen e Kosovës, thotë Daçiq

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button