Disney ofron 70.3 miliardë dollarë për blerjen e 21st Century Fox

Disney bëri një ofertë të re prej 70.3 miliardë dollarësh për Twenty-First Century Fox, pasi Comcast ofroi 65 miliardë dollarë për këtë kompani, raporton Anadolu Agency (AA).

Beteja për Twenty-First Century Fox tregon një valë të re lufte mes kompanive argëtuese dhe telekomunikimit. Kompanitë që blejnë kompanitë mediatike kanë gjithnjë e më shumë programe për të konkurruar më mirë me kompanitë e teknologjisë si Amazon dhe Netflix.

Marrëveshja me Disney do të përfshinte blerjen e filmave Fox dhe studiove televizive, rrjeteve kabllore dhe aseteve ndërkombëtare, por jo kanalet Fox News. Kompaninë e argëtimit AT&T kohë e fundit e bleu Time Warner për 81 miliardë dollarë pasi gjyqtari federal hodhi poshtë dyshimet për blerjen e paligjshme.

Disney në muajin dhjetor bëri ofertë prej 52.5 miliradë dollarë për Twenty-First Century Fox, ndërsa aktualisht ofron 38 dollarë për një aksion të Fox-it, që është më shumë se 10 dollarë për një aksion nga shuma që e ofroi në dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button