Vijon Festivali i Filmit “WatchOut” , filmat ndiqen falas

Mbrëmë u hap edicioni i shtatë i Festivalit të Filmit WatchOut! organizuar nga Qendra LOJA. WatchOut! do të zgjasë nga 19 deri më 22 Qershor, dhe organizatorët premtojnë program shumë të pasur.

Në konferencën për shtyp, Bujar Luma nga Qendra LOJA informoi rreth fituesve të sivjetshëm. Çmimet janë ndarë për këto kategori dhe ato janë:

  • “The Theory of Sleep” e autorit Rubén Barbosa nga Spanja, në kategorinë e filmit të shkurtër,
  • “The Journey to Iceland” me autor César Vallejo de Castro në kategorinë e filmit dokumentar, dhe
  • “Hello Joe” e autores Kelly Graham nga Holanda në kategorinë e filmit eksperimental

Juria e sivjetshme përbëhet nga shkrimtari dhe publicisti i njohur Bashkim Shehu (Tiranë – Barcelonë), video-artisiti Fabian Langer (Berlin),  artisiti vizual Oliver Musovik (Shkup) dhe Luce Autant – (Clermont-Ferrand) .

Përndryshe Festivali si çdo vit mbahet nën qiell të hapur, në oborrin e Memorialit të shtëpisë përkujtimore të partisë komuniste në Tetovë.

Projeksionet fillojnë nga ora 20:00 dhe hyrja është e lirë.

Në kuadër te festivalit do të ketë edhe aktivitete tjerë përcjellëse si: punëtori, debate dhe koncerte.

Festivali organizohet në bashkëpunim me Goethe Institute – Shkup and K. Wustrow – Gjermani.

Për më shumë detaje rreth vet ngjarjes mund të ndiqni event-in në faqen zyrtare në Facebook të organizatorëve : https://www.facebook.com/events/226265631301355/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP