Bozdag: Turqia nesër do të pranojë avionët amerikan F-35

 Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Bekir Bozdağ, ka bërë të ditur se vendi i tij gjatë ditës së nesërme do të pranojë dërgesën e avionëve F-35, që ka blerë nga SHBA-të, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kontaktet e nevojshme janë zhvilluar me SHBA-të dhe dorëzimi i avionëve F-35 do të realizohet të enjten”, u tha gazetarëve zv/kryeministri Bozdağ në provincën qendrore Yozgat.

Duke iu referuar projekt-ligjeve të fundit të Kongresit Amerikan që kërkojnë bllokimin e shitjes, Bozdağ theksoi se çdo përpjekje për ta kushtëzuar shitjen me lirimin e priftit amerikan Andrew Brunson, që përballet me akuzat për terrorizëm në Turqi, përbën një “kërcënim”.

Dorëzimi i avionëve të Lockheed Martin-it do të zhvillohet në një ceremoni në Teksas, me avionët që do të vijnë në Turqi sapo pilotët të kenë marrë trajnimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button