Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë për ratifikimin: ka filluar erë e re miqësore
Zëdhënësi i Qeverisë Greke, Dimitris Xanakopullos, ratifikimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë në Kuvendin e Maqedonisë, e sheh si nisje të erës së se re miqësore dhe bashkëpunuese ndërmjet të dyja shteteve, dhe shteteve të rajonit të Ballkanit, njofton Portalb.mk.
“Kuvendi i shtetit fqinj, me ratifikimin e sotëm, ka ndërmarrë hapat e para për hyrje në fuqi të marrëveshjes. Në këtë marrëveshje, shoqëria ndërkombëtare kaloi në anën e të dyja shteteve, të cilat i dhanë fund konfliktit që shumë u kushtoi të dyja shteteve. Për Qeverinë e Greqisë, marrëveshja paraqet akt të përgjegjësisë dhe patriotizmit, që e kthen historinë reale dhe u përgjigjet nevojave të popullit të Greqisë, i cili në pjesën më të madhe, ka dashur bashkëjetesë të qetë, të fuqishme dhe bashkëpunim me të gjitha shtetet e Ballkanit”, tha Xanakopullos.
Kjo deklaratë e Xanakopullos vjen pasi që sot në Kuvendin e Maqedonisë u ratifikua marrëveshja e emrit me Greqinë, që u nënshkruar të dielën në Prespë.
Me 69 “për”, Kuvendi i Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen e emrit me Greqinë (VIDEO)
- LEXO: Kryeparlamentari Xhaferi nënshkroi marrëveshjen e ratifikuar, radhën e ka presidenti Ivanov
- LEXO: Zaev: NATO e ka vendosur në rend dite pikën për ftesën për anëtarësim të Maqedonisë
- LEXO: Zaev në Kuvend: të bashkohemi, që flamuri i Maqedonisë të valojë në Bruksel (VIDEO)
- LEXO: Grubi në Kuvend: do të jemi heronj sikur Skënderbeu dhe Goce Dellçev (VIDEO)
- LEXO: Stoltenberg: Maqedonia mund të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në Samitin e 11 dhe 12 korrikut
- LEXO: Ivanov i kundërpërgjigjet Zaevit: Menjëherë ngrit procedurë për impiçment, nuk e ndërroj qëndrimin
- LEXO: Zaev paralajmëroi impiçment për Ivanovin nëse nuk e respekton referendumin për Marrëveshjen me Greqinë
- LEXO: Ratifikimi i marrëveshjes me Greqinë mori dritë jeshile në komisione, nesër në seancë plenare (VIDEO)
- LEXO: LSDM: Marrëveshja me Greqinë akt patriotik, VMRO-DPMNE të hapë faqe të re (VIDEO)
- LEXO: VMRO-DPMNE do ta bojkotojë punën e Kuvendit (VIDEO)
- LEXO: Rushidi: ASH-ja është “për” ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë
- LEXO: Edhe dy deputetët e BESA-s opozitare, janë “për” marrëveshjen e emrit me Greqinë
- LEXO: Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë (VIDEO)