Sot zyrtarisht hyjmë në stinën e verës

Prej sot në Maqedoni dhe në hemisferën veriore fillon vera. Njëkohësisht  në hemisferën jugore fillon dimri.

Në Maqedoni vera  fillon në orën 12 e 7 minuta. Kjo ditë e 172-të e vitit është më e gjata dhe do të zgjasë 15 orë e 14 minuta. Dielli do të lind në orën 4 e 58 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 20 e 12 minuta.

Në ditën e parë të verës sipas paralajmërimeve të sinoptikëve, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite do të ketë  paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Tashmë nga e premtja pritet jostabilitet më i shprehur me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe mot më i freskët.

Vera  do të përfundojë më 22 shtator kur të fillojë vjeshta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button