Mundësit e Lirisë u kthyen me medalje edhe nga Kosova

Gjatë fundjavës në qytetin e Prizrenit u mbajt turneu tradicional i mundjes ‘Trofeu i Lidhjes së Prizrenit’ ku morën pjesë mundës nga më shumë shtete të Ballkanit.

Maqedoninë në këtë aktivitet  ndërkombëtar e ka prezantuan mundësit e Klubit të mundjes ‘Liria’ nga Shkupi. Mundësit e Lirisë, korën suksese të jashtëzakonshme,  me argjend u stolisën Valon Rogaqi 66kg dhe Bujar Vrenezi 74kg, ndërsa me bronzë Suat Idrizi e Irfan Rexhallari. 

K.M.Liria  morri pjesë edhe në turneun ndërkombëtar të Suharekës (Therandës), ku gjithashtu me medalje u stolisën shumë mundës të rinj. Me medalje ari u stolis mundësi Valon Rogaqi, ndërsa mundësi Bujar Vrenezi përsëriti rezultatin e Prizrenit, dhe sërish fitoi vendin e dytë dhe u stolis me argjend. Vendin e tretë e arritën mundësit Suat Idrizi e Irfan Rexhallari.

Kohë më parë ky klub nga Shkupi arriti suksese të jashtëzakonshme edhe në Paris ky u kthye me 8 medalje, gashtë ta arta dhe dy të argjendta./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button