Shtohet pasuria e njerëzve më të pasur në botë, arrin 70 trilionë dollarë

 Pasuria kumulative e milionerëve dhe miliarderëve të botës, në vitin 2017 është rritur me 10 për qind, duke arritur në 70.2 trilionë dollarë, raporton Aandolu Agency (AA).

Viti i kaluar shënoi herën e parë që pasuria e njerëzve më të pasur në botë të ketë arritur në 70 trilionë dollarë, ndërkohë që ishte rritja e dytë më e madhe vjetore që nga viti 2011.

Hulumtimi në fjalë u publikua nga kompania konsulente e Capgemini në raportin e saj vjetor të pasurisë botërore.

Në nivel global, në vitin 2017 botës i janë shtuar 1.6 milionë “individë me vlerë të lartë neto” (HNWI), të cilët përshkruhen si njerëz me asete mbi një milion dollarë.

Kompania konsulente beson se në vitin 2025, pasuria e njerëzve më të pasur do të tejkalojë 100 trilionë dollarë.

Capgemini beson se rritja e tregjeve globale, është arsyeja kryesore që njerëzit më të pasur rritën pasuritë e tyre në mënyrë të shpejtë.

“Individë me vlerë të lartë neto, vitin e kaluar për të dytin vit radhazi, shënuan 20 për qind profit nga investimet e tyre”, deklaroi presidenti i kompanisë Capgemini, Anirban Bose.

Mbi 61 për qind e personave HNWI jetojnë në SHBA, Japoni, Gjermani dhe Kinë. Nga milionerët e rinj gjatë vitit 2017, 62 për qind jetojnë në këto shtete.

Për të përpiluar raportin, Capgemini anketoi 2.600 milionerë dhe miliarderë të cilët jetojnë në 19 rajone të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button