Ronaldo i jep ultimatum Realit për të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka ende dilema për të ardhmen e tij te Reali i Madridit. Sipas medieve spanjolle dhe britanike, sulmuesi portugez është takuar me drejtuesit më të lartë të klubit iberik, madje duke u dhënë edhe një ultimatum.

Gjithnjë sipas tyre, ylli i “Los Blancos”-ve ka këmbëngulur në kërkesën e tij për një rritje të pagës në nivelin e asaj të Lionel Messit, për të qëndruar ende në “Santiago Bernabeu”, transmeton TCH.

Sulmuesi 33-vjeçar shkaktoi tërmet pas finales së Champions League, teksa la të kuptohej me deklaratën e tij se do të linte skuadrën 13 herë kampione të Europës, duke krijuar një situatë kaotike që vazhdon të jetë e tillë.

Kjo gjendje ka bërë që te Manchester United të ringjallet interesi për portugezin, ndërkohë që në ditët e fundit u fol edhe për gatishmërinë e shfaqur nga Paris SG për t’i ofruar një kontratë me pagë prej 45 milionë eurosh në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP