Qeveria i ftoi organizatat qytetare me kujdes t’i ndjekin të gjitha furnizimet publike

“I ftojmë të gjitha organizatat qytetare që me kujdes t’i ndjekin të gjithë procedurat e furnizimeve publike, me një qëllim, aq sa është e mundshme më shumë që t’i menjanojmë të gjitha dyshimet se si bëhen procedurat”, tha ministri i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, në konferencën e sotme për shtyp, në të cilën, me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, drejtorin gjeneral të ELEM, Dragan Minovski dhe drejtorin e Shërbimit për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme të Qeverisë, Pece Mirçevski i ftoi organizatat qytetare që me kujdes t’i ndjekin të gjitha furnizimet publike të organeve shtetërore, njofton Portalb.mk.

“I ftoj të gjitha organizatatt qytetare që kanë ekspertizë për atë, mediat dhe qytetarët, me kujdes t’i ndjekin të gjitha furnizimet. Qëllimi është që të ndiqet se si harxhohen paratë e qytetarëve dhe organizatat qytetare do të kenë mundësi që të kyçen nga fillimi i procedurës deri në nënshkrimin e marrëveshjes”, tha Poposki.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se të gjithë organizatat e interesuara dhe do të kenë mundësi që të kenë qasje nga fillimi i procedurës tenderiale, deri në nënshkrimin e marrëveshjeve në ministritë për Shëndetësi. Plotësisht, ata do t munden të marrin pjesë edhe në seancat e komisioneve për furnizime publike.

“Në periudhën e ardhshme, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ekspertë nga sektori joqeveritar, do të kryejë analiza të rreziqeve nga korrupsioni në furnizimet publike në Ministrinë e Shëndetësisë. Me kontroll të rrezikut-faktoreve gjatë procesit të furnizimeve publike, do të ulet edhe rreziku i konfliktit të intereseve, në drejtim të pengimit të nepotizmit dhe relacioneve të afërta me kompanitë. Po bëhen analiza edhe për ndryshime të vetë procedurëave tenderiale. Vlerësohen nevojat për furnizim të ilaçeve, që të ulet nevoja nga importi intervent i ilaçeve, por po bëhen edhe përpjekje për kursim të disa miliona eurove me sistem të furnizimeve të centralizuara”, deklaroi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button