Kovaçiç: S’kemi frikë nga Argjentina! Individualisht jemi më të mirë sesa ata, pa Messin

Mesfushori kroat i Realit të Madridit, Mateo Kovaçiç këmbëngul se nuk ka asnjë arsye për ta që t’u frikësohen rivalëve të radhës në grupet e Kupës së Botës, Argjentinës, pasi nëse do t’i marrësh emrat një për një, sipas tij “jemi më të mirë sesa ata”, me përjashtimin që nuk mund të mos e pranonte të 5 herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messi.

Të dyja ekipet do të ndeshen për grupin D pas rezultateve kontrastuese të raundit të parë, me Kroacinë që e nisi me fitore ndaj Nigerisë, ndërsa Argjentina u ndal në barazim 1-1 nga Islanda, transmeton TCH.

Kovaçiç, i cili luajtur 12 minutat e fundit gjatë fitores 2-0 të ballkanasve kundrejt afrikanëve, mendon se nuk ka shumë dallime mes dy kombëtareve rivale, nëse nga “Albicelestet” hiqet emri i Messit.

“Argjentina varet shumë nga Messi, edhe pse ata kanë një ekip të mirë në pozicionet e tjera”, ka thënë ai për reporterët. “Është pikërisht Messi që duhet të përkujdeset për ata thuajse gjatë të gjithë kohës. Ai është një fenomen dhe kjo është e padiskutueshme, sepse mund ta zgjidhë një ndeshje i vetëm në çdo moment. Megjithatë, ne nuk duhet të kemi frikë nga Argjentina, pasi individualisht jemi më të mirë sesa ata, me përjashtim të Messit. Thënë këtë, ne duhet të luajmë siç dimë ne, e jo nën imponimin e lojës së tyre”.

Një fitore e mundshme më 21 qershor do të bënte që kombëtarja e drejtuar nga Zlatko Daliç të siguronte kualifikimin në raundin e 1/8-ave, një sukses që Kroacia e ka arritur vetëm një herë në 3 kompeticionet e fundit të Kupës së Botës.

Ky moment shënohet pikërisht 20 vite më parë, në prezantimin e parë të kroatëve pas pavarësisë nga ish-Jugosllavia, kur Kroacia do të arrinte deri në gjysmëfinalet e “France 1998” pas eliminimit të Gjermanisë, por do të humbisnin 2-1 ndaj francezëve organizatorë, edhe pse kaluan të parët në avantazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP